Papa del nga spitali, gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 16:53
Papa Françesku ka dalë nga ambientet e spitalit dhe ka treguar shenja përmirësimi në shëndetin e tij, siç raporton Vatikani.
Papa vijon të mbajë meshën çdo mëngjes, nga kati i dytë i Casa Santa Marta, rezidenca ku ai qëndron.
Frymëmarrja e tij dhe zëri po tregojnë përmirësim të ndjeshëm, teksa marrja e oksigjenit bëhet kryesisht gjatë natës apo sipas nevojës.
