Irani tregon forcën, publikon pamje të “qytetit raketor nëntokësor”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 19:32
Kreu i Forcave të Armatosura iraniane, Gjeneral Mohamad Bagheri, dhe komandanti i Forcave Ajrore iraniane kanë vizituar e publikuar pamje të asaj që mediat iraniane e kanë përshkruar si qyteti raketor nëntokësor.
Kompleksi është aq i madh, përshkruajnë mediat vendase, sa dy drejtuesve të lartë ushtarak u duhet makinë për ta vizituar. Armët nën tokë, siç shihen në pamje, janë nga më të ndryshmet dhe Irani duket se nuk e ka problem t’ia tregojë botës.
Në një intervistë, kreu i Forcave të Armatosura tha se nëse Irani nis sot, mund të zbulojë nga një raketë të re çdo javë dhe kjo mund të zgjasë për 2 vjet.