Elon Musk viziton CIA-n, fokusi te ulja e kostove dhe shkurtimi i personelit

Miliarderi Elon Musk, i cili është edhe pjesë e administratës së Donald Trump pritet të bëjë sot vizitën e tij të parë në CIA, me ftesë të drejtorit të agjencisë së inteligjencës John Ratcliffe.

Këtë e kanë raportuar mediat amerikane, të cilat raportojnë se fokusi tel  aktivitetet e Departamentit të Efiçencës së Qeverisë amerikane (DOGE), përkatësisht uljen e kostove dhe personelit në emër të efikasitetit të qeverisë.

CIA ka pushuar tashmë një numër të papërcaktuar të personelit në provë dhe atyre që janë punësuar së fundmi.