Besiktas fiton derbin e Stambollit me Galatasarayn

Besiktas ka fituar 2-1 derbin e madh të Stambollit kundër Galatasarayt. Vendasit gjetën avantazhin me golin e Rafa Silva në minutën e 23-të, ndërsa miqtë barazuan shifrat me supergolin e Lucas Torreira në fund të pjesës së parë

Për Besiktas e kanë nisur titullarë dhe sy shqiptarët, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Djaloshi kuqezi ishte protagonist në pjesën e parë, në dy raste. Në minutën e 37-të, Muçi shënoi një gol shumë të bukur, por festa e tij u prish nga ndërhyrja e arbitrit që e anuloi për pozicion jashtë loje të njërit prej lojtarëve të Besiktas.

Një minutë më parë, Muçi mori një top të bukur dhe kur po i drejtohej i vetëm portës, u pengua nga kundërshtari.

Arbitri ndëshkoi me karton të verdhë Frankwoskin, por ndërhyri VAR dhe i kërkoi arbitrit të rishikonte vendimin, duke qenë lojtari i fundit u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Goli i fitores për vendasit erdhi në minutën e 65-të me Gedson Fernandes. Ernest Muçi luajti për 65 minuta këtë takim, duke bërë një ndeshje shumë të mirë.

Milot Rashica po ashtu bëri një perfomancë të mirë, mesfushori Ardan u ndëshkua në minutat e fundit me karton të verdhë.

Në fund të ndeshjes, Semih Kilicsoy që zëvendësoi Muçin, u ndëshkua me karton të kuq. Përfundimisht, Besiktas fiton 2-1.

Fitorja e Besiktas gëzon dhe Fenerbahcen e drejtuar nga Mourinho, e cila në rast se fiton nesër e shkurton diferencën me Galatasarayn e vendit të parë në 3 pikë.

Besiktas mbetet në vend të katërt me 47 pikë.