Vesa Vllasalliu gjen dashurinë e re
Jeta e saj private ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Pas periudhës së vështirë që kaloi me ish-të fejuarin Mërgim Berisha, Vesa dukej se e kishte gjetur dashurinë sërish. Pas akuzave që përfunduan në Gjykatë, historia me futbollistin u mbyll, por Vesa nuk hoqi dorë nga lidhjet me futbollistët.
Dy muaj më parë, raportuam për lidhjen e saj me Mirlind Dakun, por duket se gjithçka përfundoi shumë shpejt. Dy javë më parë, modelja fluturoi për në Neë York, ku u vu re prania e një mashkulli në postimet e saj në rrjetet sociale.
Tashmë, është vetë Vesa që ka publikuar një foto ku shfaqet e përqafuar me një mashkull, por ka preferuar të mos zbulojë identitetin e tij. Nuk dihet kush është djali në fjalë, por ajo që dihet me siguri është se modelja ka një lidhje të re. Kjo ka nxitur spekulime në rrjet, ku thuhet se ky raport i ri mund të ketë qenë shkaku i largimit të Vesës nga Mirlindi.
Deri tani, Vesa ka preferuar të mos japë asnjë prononcim lidhur me këtë histori të re dashurie, duke vendosur ta shijojë në privatësi, larg zhurmës mediatike. Dy muaj më parë, ishte vetë Vesa që zbuloi lidhjen me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun. Ajo postoi një video nga stadiumi, ku e etiketoi Dakun, një postim që u komentua nga ndjekësit, të cilët dyshuan nëse ishte vetëm mbështetje për bashkëvendasin e saj apo një pëlqim personal.
Nga ana tjetër, futbollisti ka preferuar të mos flasë për këtë histori, duke e mbajtur gjithçka private. Pas daljes nga ‘Big Brother Kosova’, ku mori pjesë vitin e kaluar, Vesa ka bërë disa deklarata për ish-të fejuarin e saj, por tani duket se ka mbyllur këtë kapitull, duke u përqendruar në një romancë të re.
Vesa Vllasaliu duket se ka rigjetur dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili, sipas saj, e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edonën, me të cilën tashmë është martuar. Së fundmi, modelja ka postuar një foto në InstaStory, ku tregon se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. "Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai," ka shkruar Vesa krahas fotos.
Duket se modelja ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj dhe ka gjetur dashurinë sërish. Edhe pse mbishkrimi në postimin e saj nxiti aludime për një lidhje të re, nuk është e qartë nëse Vesa ka nisur një romancë të re apo jo. Në intervistat e saj, ajo ka qenë shumë e ashpër, jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me disa nga familjarët e saj. Madje, në një rrëfim të mëparshëm, ajo ka treguar se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij dhe se i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS të cilat modelja thotë se i ka ende të ruajtura.

