"Jo-ja e një vajze mbetet jo për një djalë"- Debat mes Rozanës dhe Gjestit: Ti po e sh*t trupin për lojë...(VIDEO)
Gjatë javës, një debat i ashpër ka ndodhur mes Rozanës dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother, duke shkaktuar polemika mes banorëve. Tensionet mes tyre nuk u shuan as në Prime, pasi u transmetua klipi përmbledhës i përplasjes së tyre.
Rozana akuzoi Gjestin se ai ka vazhduar ta shikojë, pavarësisht se ajo i kishte kërkuar të mos e bënte këtë. Gjatë diskutimit në studio, ajo deklaroi me tone të forta: “Jo-ja e një vajze mbetet jo”, duke e cilësuar sjelljen e tij si të papranueshme.
Nga ana tjetër, Gjesti nuk u tërhoq dhe e akuzoi Rozanën se po e shfrytëzon situatën për të bërë lojë. “Ti po e shet trupin për lojë”, iu drejtua ai, duke e tensionuar më shumë debatin.
Përplasja e tyre ka sjellë ndasi edhe mes banorëve, të cilët kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj deklaratave të forta të dyshes. A do të ndikojë ky debat në dinamikën e lojës? Mbetet për t’u parë në vazhdim…
