VIDEO/ “Dua të iki që tani” - Gerta takon të birin pas 100 ditësh dhe ‘shpërthen’ në lot

Pas 100 ditësh brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Gerta Gixhari ka takuar djalin sot mes emocioneve të forta.

Teksa imazhi i djalit të saj u shfaq në monitorin e Big Brother, Gerta vrapoi për ta takuar, duke u shprehur se “dua që të iki që tani”.

“Nuk jetoj dot pa ty”-ishin fjalët e ëmbla që i biri i tha Gertës ndërsa banorja ‘shpërtheu’ në lot.