Macron: Izraeli nuk ka asnjë arsye që të sulmojë Libanin

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, deklaroi sot se sulmet izraelite në Liban janë të 'papranueshme'.

Ai theksoi se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit me Libanin, dhe sipas tij, nuk ka asnjë arsye që të vijojë sulmet.

“Ne nuk kemi asnjë informacion që tregon ndonjë bombardim apo aktivitet ushtarak nga Hezbollahu në jug.

Është absolutisht e nevojshme të respektohet plotësisht kuadri armëpushimi që kemi vendosur, për të cilin ranë dakord Libani dhe Izraeli.

Kjo nuk u respektua sot nga Izraeli me një veprim të njëanshëm dhe pa pasur ne asnjë informacion apo provë për ngjarjet që shkaktuan sulmet izraelite," tha Macron.

Macron shtoi se do të diskutojë me presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në orët ardhshme me synimin për të gjetur një zgjidhje të mundshme.