Tërmeti në Mianmar, 20 fëmijë të bllokuar nën rrënojat e një manastiri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 13:11
Rreth njëzet fëmijë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një manastiri në Taungoo të Mianmarit,në Azinë Juglindore, një nga zonat ku dëmet e tërmetit kanë qenë më të mëdha.
Sipas burimeve nga mbrojtja civile lokale, shumë ndërtesa janë shembur edhe në Mandalay.
Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra ndërpreu një vizitë zyrtare në ishullin jugor të Phuket për një “takim urgjent” pas tërmetit dhe, menjëherë pas kësaj, shpalli gjendjen e emergjencës.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC), informon se tërmeti që ra në orën 14:20 me orën lokale , ka pasur një magnitudë prej 7.9.