Deti i Kuq/ Mbytet nëndetësja turistike, humbin jetën gjashtë persona

Të paktën gjashtë turistë rusë humbën jetën pasi nëndetësja me të cilën po udhëtonin u mbyt në Detin e Kuq.

Sipas autoriteteve egjiptiane, janë shpëtuar 39 persona, të cilët ishin nga kjo nëndetëse.

Ngjarja ndodhi pranë brigjeve të Egjiptit, afër një resorti turistik në Hurghada.

Nëndetësja ishte e pajisur me vrima të mëdha, që mundësonin pasagjerëve të vëzhgonin koralet mbresëlënëse dhe jetën detare të Detit të Kuq. Ajo mund të zbriste në një thellësi prej 25 metrash.