Festoi ditëlindjen një ditë më parë/ Incident në një kompani në Itali, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në punë
Një operacion rutinë që është realizuar dhjetëra herë, ka marrë një kthesë tragjike për 22-vjeçarin Daniel Tafa, i cili mbushi ditën e djeshme 22 vjet.
Ai humbi jetën në orën 01:30 në Stm, një kompani në Maniago që operon në sektorin e stampimit të nxehtë. Tafa, i lindur në San Vito al Tagliamanto dhe banues në Vajont, u godit në shpinë nga një copëz metalike që doli nga një furrë e nxehtë.
Ngjarja ndodhi sapo ai kishte rifilluar linjën e prodhimit, një proces që përfshin temperaturat jashtëzakonisht të larta. Pajisja ku ai po punonte u thye, duke lëshuar një copë metali që e goditi për vdekje.
Kolegët e tij që ndodheshin aty pranë shpëtuan të riun dhe mjekët e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të tentuar ringjalljen e tij, por përpjekjet ishin të kota.
Trupi i Danielit Tafës I është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, dhe makineria ku ai punonte është sekuestruar. Për të mundësuar përfundimin e hetimeve, puna u pezullua dhe punonjësit u njoftuan për humbjen tragjike.
