Marrëveshjen për a*mëpushim në Detin e Zi, del pengesa e parë nga Rusia, ja "kushtet"
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin duket se janë në kundërshtim për kohën dhe kushtet e marrëveshjes për armëpushim në Detin e Zi. Lideri ukrainas tha sot se e kupton që armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit të SHBA-së, por, Moska deklaron se ai do të zbatohet vetëm pasi të hiqen sanksionet perëndimore kundër kompanive të përfshira në eksportin e ushqimeve dhe plehrave kimike.
Sanksionet që duan të hiqen: Rosselkhozbank dhe organizata të tjera financiare të përfshira në tregtinë e ushqimeve dhe plehrave; lidhjen e tyre me sistemin e pagesave SWIFT; transaksionet e financimit të tregtisë; kompanitë që prodhojnë dhe eksportojnë ushqime dhe plehra; kompanitë e sigurimeve që merren me ushqime dhe plehra; anijet nën flamurin rus të përfshira në këtë tregti dhe Furnizimin me makineri bujqësore për Rusinë.
Ndërkohë, SHBA deklaroi se ka rënë dakord që do ta ndihmojë Rusinë të kthehet në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave, për uljen e kostove të sigurimeve detare dhe për lehtësimin e qasjes në portet dhe sistemet e pagesave për këto transaksione.
