Ministri i brendshëm: Mbi 1,400 të arrestuar që prej fillimit të protestave në Stamboll

Më shumë se 1,400 protestues janë arrestuar në Turqi që nga fillimi i valës së protestave të mërkurën e kaluar, të cilat nisën pas arrestimit të kryetarit opozitar të Stambollit, njoftuan sot autoritetet.

”1,418 të dyshuar janë arrestuar aktualisht gjatë protestave të paligjshme që nga 19 marsi ,” shkroi Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në aplikacionin X.