SHBA thotë se Rusia dhe Ukraina pajtohen për t’i ndalur sulmet në Detin e Zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 16:54
Shtetet e Bashkuara kanë thënë të martën se kanë arritur marrëveshje ndaras me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar lëvizje të lirë në Detin e Zi, dhe për të zbatuar një ndalesë në sulmet ndaj objekteve të energjisë së njëra-tjetrës.
Marrëveshjet, nëse zbatohen, do të përbëjnë përparimin të madh drejt një armëpushimi më të gjerë që Uashingtoni e konsideron shumë të rëndësishëm në bisedimet për paqe, që do t’i jepnin fund luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainë./REL