Densiteti më i lartë i makinave në BE/ Ulja e trafikut me 25% në Barcelonë mund të shpëtojë 200 jetë në vit

Reduktimi i trafikut në Barcelonë me 25% mund të shpëtojë rreth 200 jetë në vit, sipas një studimi të ri nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal).

Me një densitet prej pothuajse 6,000 automjetesh për kilometër katror, Barcelona ka trafikun më të ngjeshur në Bashkimin Evropian.

Politikat për uljen e ndotjes, si krijimi i “superblloqeve” dhe zgjerimi i transportit publik, kanë sjellë përmirësime të ndjeshme në cilësinë e ajrit për të dytin vit radhazi.

Studimi analizon tre skenarë të mundshëm për reduktimin e ndotjes së ajrit, ku skenari më efektiv kombinon uljen e trafikut privat me elektrifikimin e porteve të qytetit deri në vitin 2030.

Sipas ekspertëve, këto masa mund të zvogëlojnë ndjeshëm ndotjen e dioksidit të azotit (NO₂), por nuk do të jenë të mjaftueshme për të arritur standardet e reja të BE-së për cilësinë e ajrit, të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2030.

Për këtë arsye, studiuesit bëjnë thirrje për veprime më të shpejta dhe më efektive për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve dhe për të ulur ndotjen e ambientit në qytet.