Plani i Rritjes, Rama: Kos vlerësoi Shqipërinë, përfitojmë 64.5 milionë euro! Bllok kompakt përtej të majtës e të djathtës për BE-në
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot bashkë bisedimin me qytetarët në platformat sociale në rubrikën”Sy m’sy”.
Kreu i qeverisë tha se komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë për shpejtësinë në marrjen e financimit nga plani i ri i rritjes, ndërsa shtoi se kjo tregon përmbushje të detyrave sipas kalendarit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit drejt integrimit në BE.
Rama tha se vendi ynë përfiton nga Bashkimi Europian 64.5 milionë euro shtetit si mbështetje për reformat dhe infrastrukturën.
“Kemi një të re shumë pozitive, komsionerja për zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimi nga plan i ri i rritjes, shpejtësia në marrjen e financimit do të thotë përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit.
“Bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e axhendës kombëtare të reformave dhe 34 kalojnë përmes ËBF, pra fondit të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën. Besoj se kjo është një tjetër shenjë e qartë se në po ecim me shpejtësi sipas rimit të caktuar edhe në negociata për tu anëtarësua në BE”, tha kreu i qeverisë.
Rama nënvizoi domosdoshmërinë që në 11 maj të krijohet një bllok kompakt përtej të majtë dhe të djathtës dhe përtej ndasive partiake për të kompaktuar mesazhin për Bashkimin Europian në mbështetje të fuqishme për negociatat.
Rama kërkoi që në 11 maj të votohet përtej tifozllëkut dhe rendjes pas fanellave të partisë.
“Është një domosdoshmëri dhe duhet ta krijojmë këtë vetëdije të gjithë së bashku. PS është vendi për të hedhur votën jo për t’ u bërë të gjithë socialistë, por për të kompaktuar mesazhin për BE-në, për të mbështetur fuqishëm negociatat. Po ashtu për të krijuar kushtet që edhe në 12 maj kur të numërojmë votat ata 1 mijë vajza dhe djem që punojnë çdo ditë të vazhdojnë të punojnë pa asnjë lloj lëkundje që vjen nga impakti i votës”, shtoi Rama.

Rama theksoi se “PS sot gjendet në vendin dhe kohën e e duhur si pika e referimit, njëlloj siç ishte PD në vitet 1991-’92 kur një shumicë dërrmuese e papërsëritur ndonjëherë ia dha votën për të konfirmuar një pozicion të ri të Shqipërisë dhe një ndarje përfundimtare nga e shkuara”.
“E njëjta gjë në një dimension tjetër duhet të ndodhi në 11 maj ku duhet masivisht me votën te kutia numër 5 të konfirmohet ndarja përfundimtare me historinë e të qenit të lënë pas dore, prapa dere dhe si popull i dorës së dytë në këtë kontinent ku Skënderbeu u vendos si një barrikadë ndaj lindjes”, shtoi Rama.
Sipas tij, instikti politik i popullit shqiptar ka qenë në vijimësi drejt perëndimit.
Rama tha se “sot kjo është një domosdoshmëri jetike për popullin dhe kombin tonë, për të konfirmuar dhe garantuar lirinë individuale dhe barazinë para ligjit”.


