Rama viziton fabrikën e vajit në Memaliaj: Investim modern
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 20:26
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Memaliaj fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”. Kjo fabrikë është një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës.
“Tek “Ullishtari”, fabrika e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit, sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës, materializuar në një investim modern që pa asnjë dyshim i jep një vend nderi cilësisë së produktit shqiptar në tryezat e qytetarëve europianë”, shprehet Rama.