Fatmir Xhafaj bën fushatë me drejtorin e 5D-së nën hetim nga SPAK, kolegun e Erion Veliajt

 

Fatmir Xhafaj, njeriu i cili u vendos në krye të një komisioni i cili synonte pengimin e punës së SPAK, sot është kandidat i PS për deputet në listë të hapur për Tiranën.

Pak ditë më parë, Xhafaj ka zhvilluar një takim me socialistët e njësisë numër 10 në kryeqytet për të organizuar punën në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.

Njeriu që bashkëpunon ngushtë me kryebashkiakun Veliaj, të cilit që prej arrestimit në 10 shkurt i ka dalë në mbrojtje, Fatmir Xhafaj zhvillon takime me drejtorin e 5D-së, Enton Punavija.

Në këto foto që po sjell CNA, shihet qartë që drejtori i “5D” është prezent në një nga takimet e  Fatmir Xhafajt në njësinë numër 10.

Enton Punavija është i akuzuar nga SPAK për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

Fatmir Xhafaj po e tregon edhe një herë që është bashkëpunëtor i ngushtë me drejtorët e 5D të cilat kanë vjedhur nga fondet publike dhe Enton Punavija është rasti që e vërteton këtë.

Njeri që dikur rrihte gjoksin se bëri Reformën në Drejtësi sot po bën fushatë me drejtorët e akuzuar nga SPAK./ CNA