26-vjetori i sulmeve të NATO-s në Serbi, Spahiu: Moment shumë i rëndësishëm për Kosovën

Pedagogu Nexhmedin Spahiu përmes një interviste në Ora News tha se nisja e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë është një ndër momentet më të jetës së tij.

Spahiu: Ka qenë një ndër ngjarjet më të rëndësishme të jetës time dhe mbyllja e tyre që u miratuar rezoluta 1244. Në momentin që u miratua ka qenë momenti më i gëzuar në jetën time dhe pas shumë viktimave Kosova mori dritën jeshile për të qenë një vend i lirë.

Kam pasur fatin që të jem si prijës i delegacionit të Kosovë me Serbinë në mars 2004 ku kemi nënshtruar tri marrëveshje për të pagjeturit. Sot pas 21 viteve janë akoma gjysma e pagjetur. Meqenëse vitet kalojnë dhe shumë nga ata kriminelë që kanë në dorë në zhdukjen e personave po fillojnë të rrëfehen.