Ngjarja në Vushtri! Flet i afërmi: E vr*u pronari i furrës së bukës nga xhelozia, sepse shkoi të punonte në një vend tjetër!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 18:16
Detaje të reja dalin rreth krimit të rëndë që tronditi sot komunën e Vushtrisë në Kosovë, ku pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen rreth të 40-ve dhe më pas i dha fund jetës së tij.
Siç raportojnë mediat e Kosovës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 40 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.
Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te biznesi i autorit.
