Santorini mirëpret anijen e parë turistike pas tërmeteve
Një anije me turistë të huaj ka mbërritur për herë të parë pas aktivitetit sizmik në ishullin e njohur të Santorinit.
Udhëtarët shprehën entuziazmin e tyre për pushimet në destinacionin e njohur, ndërsa theksuan se garancitë e dhëna nga qeveria greke i bindën për të vizituar ishullin.
“Nuk do të vinim nëse nuk do të kishte siguri. Qeveria greke tha ishulli është i sigurt, kështu që u ndjeva rehat të vija”, u shpreh Deborah Terry.
Tassos Kontos, pronari i një dyqani, thotë se shpreson që turizmi këtë vit të vijojë njësoj si vitet e tjera.
“Ne të gjithë shpresojmë që gjërat të kthehen në normalitet, që njerëzit të kthehen. Gjërat duhet të përmirësohen për të gjithë. Të paktën, kjo është ajo që ne shpresojmë”, tha Tassos Kontos.
Vala e tërmeteve të muajit Shkurt detyroi jo vetëm ata pak turistë, por edhe banorët vendas të largoheshin nga ishulli, çfarë solli një shqetësim të madh tek autoritetet greke për sezonin turistik.
