''Tirana përpihet nga mbeturinat'', Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Tirana është e përpirë ga mbeturinat dhe se Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet, i ka humbur të gjitha funksionet.
Postimi i Këlliçit:
Tirana përpihet nga mbeturinat!
Nxënësit në shkolla duhet të mësojnë si të ruajnë mjedisin, si ta mbajnë të pastër atë.
Ndërsa nxënësit në Tiranë kalojnë mbi plehrat e hapura rrugëve për të shkuar aty ku duhet të mësohet e kundërta, pastaj edhe pasi kryejnë mësimin, sërish kthehen nga e njëjta rrugë, mbi të njëjtën pështirësi kudërmuese të kësaj qeverie të papërgjegjshme, të kësaj qeverie, e cila e përbuz qytetarin e saj vazhdimisht.
Qartësisht, Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet, i ka humbur të gjitha funksionet.
Gjithçka që ndodh, vetëm sa qëmton të vërtetën e kapitullimit të këtij institucioni inekzistent për qytetarët.
Institucion, i cili është shndërruar në një patate të nxehtë e cila hidhet nga një dorë në një dorë tjetër, prandaj Tirana është në kaos.
Foto: Pranë banesave sociale Shkozë-Tiranë
