Ku është Demi Rose? Modelja e njohur ‘zhduket’ nga rrjetet sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 19:59
Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të guxojë me një sërë pozash të egra dhe pamje seksi në bikini. Megjithatë, pavarësisht se ka 19 milionë ndjekës në Instagram, Demi Rose ka braktisur platformën dhe ka fshirë të gjithë nga ndjekësit e saj.
Modelja britanike, 29 vjeçe, postoi për herë të fundit në llogarinë e saj në korrik, teksa ngriti temperaturat duke pozuar në një foto krejtësisht nudo, teksa po rrinte në resortin e saj në Ibiza, shkruan Daily Mail.
Megjithatë, që nga postimi, ylli është ‘zhdukur’ nga Instagrami, në vend të kësaj është kthyer te Snapchat për të përditësuar fansat e saj.