Butrint Imeri më i dashuruar se kurrë, shijon pushimet në Meksikë me partneren e re turke

Këngëtari Butrint Imeri ka zyrtarizuar lidhjen e tij  me modelen turke Sezen Cifcioglu dhe tashmë po shijojnë pushimet e radhës.

Nga Alpet e Zvicrës, çifti i ri i showbizit janë arratisur në një tjetër kontinent. Ata ndodhen në Amerikën Latine dhe po shijojnë temperaturat e larta në bregdetin e qytetit meksikan, Tulum.

Ka qenë vetë Butrinti që ka ndarë një video në Instastoy me bukuroshen turke, por edhe kjo e fundit ka ndarë momente të bukura bashkë.