VIDEO/ Egli debaton me Gertën, shkak Gjesti

Ditën e sotme Egli u përfshi në një debat me Gertën.

Shkaku i përplasjes mes dyshes ishte Gjesti.

Gazetarja po e thumbonte banoren pasi teksa rrinin pranë pishinës ajo shprehej se Egli erdhi sërish në “BBVA4” për Gjestin dhe jo për veten siç ajo është shprehur.

Për rrjedhojë kjo deklaratë e ka irrituar Eglin pasi ajo shumë herë e ka bërë të qartë se rikthimi i saj në këtë spektakël lidhet vetëm me imazhin e saj.

 Pjesë nga biseda:

Gerta: Pse Egli për ç ka ardhur? Për Gjestin ka ardhur. Le ça thotë Egli se ka ardh për vete. Egli ka ardhur për Gjestin këtu

Egli: Ku e ke parë ti?

Gerta: Në një formë tjetër në një model tjetër. Ti ke ardhur për atë.

Egli: Se ça lëshon nga ajo gojë ti nuk e merr asnjëherë parasysh.

Gerta: O Egli po është e qartë.

Egli: Ti je një grua negative. Të pëlqen apo nuk të pëlqen, je negative!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)