Al Jazeera njofton vdekjen e gazetarit të saj në sulmin izraelit në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 17:10
Rrjeti i Katarit Al Jazeera njoftoi sot vdekjen e një gazetari që punonte për një nga kanalet e tij gjatë një sulmi izraelit që goditi makinën e tij në Rripin verior të Gazës.
Hossam Shabat ka punuar për Al Jazeera Mubasher, shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë në gjuhën arabe, sqaroi rrjeti.
Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Gazës konfirmoi vdekjen e tij, si dhe vdekjen e një punonjësi të rrjetit televiziv Palestine Today, i drejtuar nga organizata Xhihad Islamik, në një tjetër sulm në pjesën jugore të territorit palestinez.
