Doshi i merr Ramës një numërues/ KQZ: Dy PD, një komisioner PS dhe një PSD, është në mazhorancë
Klasifikimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si parti në qeverisje të partisë Social Demokrate të Tomë Doshit do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në caktimin e grupeve të numërimit.
KQZ pritet të miratojë formulën e re për ndarjen e numëruesve të hënën sipas një njoftimi për mediet.
Sipas draftit ,Partia Demokratike, do të ketë të drejtën për të pasur dy nga katër anëtarët e grupeve të numërimit.
Ndërkohë, dy të tjerët do të ndahen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Edhe pse ky I fundit nuk ka pasur asnjëherë një aleancë të shpallur Me Ramën në qeverisje, KQZ e ka klasifikuar PSD si pjesë të mazhoranës për shkak të qëndrimeve të vazhdueshme të deputetëve të tij në parlament me vota pro qeverisë.
Grupet e numërimit të votave përbëhen nga 4 anëtarë ndërsa tanimë janë përcaktuar edhe anëtarët e KZAZ-ve ku PD dhe PS do të kenë të drejtën e propozimit të dy anëtarëve.
Nga një anëtar do të kenë të drejtë që propozojnë Partia e Lirisë si forcë opozitare dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit si forcë e shumicës parlamentare.
Ndërsa anëtari i shtatë i KZAZ u nda me short, ku në zonat e administrimit zgjedhor me numër çift i propozon Partia Socialiste, ndërsa në ato tek nga Partia Demokratike.
