FOTO+VIDEO/ Turisti çek humb në malin e Dajtit, policia e gjen pas disa orëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2025, 12:07
Një turist çek që kishte humbur gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit u gjet nga policia pas disa orwve kwrkime nw terren.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga turisti 33-vjeçar, i cili kërkonte ndihmë pasi kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, forcat e Policisë organizuan një operacion kërkimi për ta lokalizuar dhe shpëtuar atë.

Pas disa orësh kërkime gjatë natës, turistit iu gjet vendndodhja dhe ai u shpëtua në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u transportua i sigurt në hotelin ku po qëndronte.
Policia apelon për kujdes të shtuar nga turistët gjatë eksplorimeve në terrene malore dhe këshillon përdorimin e mjeteve të navigimit për të shmangur situata të ngjashme.

