VIDEO+EMRI/ Kreu disa vjedhje, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Një 40-vjeçar i identifikuar si Dritan Balla është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje automjetesh, banesash dhe shumash të konsiderueshme parash.

Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy automjetet e vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE

VIDEO+EMRI/ Kreu disa vjedhje, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Custom”.

Si rezultat, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:

• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;

• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;

• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.