Partitë ''vëzhgojnë'' fletët e Diasporës/ Rregullatori miraton projektvendimin, 25 emigrantë kërkojnë të ç’regjistrohen

Komisioni Rregullator i dha dritën jeshile vëzhguesve të partive që të monitorojnë procedurën e transportit të fletëve që vijnë nga diaspora.

Gjithashtu bëhet me dije se 25 emigrantë kanë kërkuar që të  ç’regjistrohen nga listat e zgjedhësve nga jashtë.

Vëzhguesit e partive do të kenë mundësinë të monitorojnë procedurën e transportit të fletëve që vijnë nga diaspora që prej momentin të mbërritjes në doganë deri në institucion.

Në mbledhjen e komisionit rregullator në KQZ, 25 shtetas kërkuan ç’regjistrim nga lista e votuesve nga diaspora.

Ndërsa 42 prej tyre kërkuan që të ndryshonin adresën.

Administrata e KQZ gjithashtu bëri me dije se qysh prej publikimit të listës përfundimtare të votuesve nga jashtë, nuk ka pasur ankimime në KLGJ për regjistrimet e emigrantëve.