Meta: Procedura për përzgjedhjen e operatorit postar, do jetë siguria për dërgimin e kthimin e materialeve zgjedhore
Ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta në një intervistë në Ora News u shpreh se procedura e prokurimit për përzgjedhjen e operatorit të shërbimit postar do jetë siguria në lidhje me dërgimin dhe kthimin mbrapsht të materialeve zgjedhore.
Meta: Patjetër që zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë hyrë në atë fazën intensive.
Mbi të gjitha vota e Diasporës, e cila edhe tani komisioni rregullator pranë KQZ është duke diskutuar në lidhje me miratimet e akteve të fundit për të finalizuar të gjithë procesin.
Patjetër që gjithmonë KQZ ka dëshirë të ketë sa më shumë kohë e sa më shumë afate por ndoshta me ndryshimet e fundit që u bë në Kuvend janë fituar 10 ditë kohë.
Më shumë sesa ishte e planifikuar lista ose parashakimi i afateve ligjore.
Ka një ritëm të shtuar pranë KQZ për ta mirëadministruar këtë proces.
Ajo që bën të mundur është procedura e prokurimit për përzgjedhjen e operatorit të shërbimit postar i cili ai do jetë siguria në lidhje me dërgimin dhe kthimin mbrapsht të materialeve zgjedhore.
