Çela: Si përfaqësues i Pogradecit, sigurisht do doja që të isha në listë të mbyllur

Kandidati i PD në Pogradec, Genti Çela në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se si përfaqësues i Pogradecit do donte të ishtë në një listë të mbyllur.

Çela: Automatikisht është dhënë dorëheqja.

Në momentin që një kryetar dege aplikon për në Primare dhe zgjedhjet për kreun e ri të PD të degës Pogradec por dhe të gjitha degëve ku kryetarët kanë fituar Primaret do mbahen besoj pas zgjedhjeve të 11 majit.

E dimë shumë mirë se me kë e kemi betejën e 11 majit dhe sigurisht që në plan të dytë është se kush drejton një degë të caktuar.

Sigurisht që do të doja që si përfaqësues i Pogradecit të isha në një listë të mbyllur por nuk jam në politikë për rehatinë e listave të hapura apo të mbyllura.

Jam për të luftuar për idetë e mia.

Jam këtu për të luftuar për Pogradecin i cili në fakt për fat të keq unë nuk mbaj mend kur ka qenë hera e fundit që është përmendur emri i qytetit tim në parlament.