Bëri bujë me imitimin, aktori-Vserlos: Shqyqr që dole...
Prime-n e djeshëm Vserlo la përfundimisht shtëpinë e Big Brother Albania Vip 4.
Për rrjedhojë sot ai ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”.
Kur paprtimas Vserlo u surprizua nga aktori i ‘Portokallisë’, Juxhin Plovishti. Kujtojmë se ky i fundit, ka mahnitur publikun shqiptar me imitimin e ish-banorit.
Në një moment përgjatë bisedës mes tyre Vserlo i kthehet aktori: Dua të kërkoj falje që ngele pa rol.
Pjesë nga biseda në studio:
Vserlo: Dua të kërkoj falje që ngele pa rol.
Aktori: Mos u bëj merak se ka plot role. Si ty s’mund të godisja asnjë tjetër. Isha te provat dhe më thanë që po më kërkon Vserlo dhe thashë të ngjitesha për të ‘Shqipëria Live’.
Vserlo: Faktikisht jam trembur pasi po flija. Kur dëgjova të bërtiturat thashë ‘ unë bërtas aq shumë’. E kam parë nga reflektimi i ujit të pishinës. Sa hapa sytë i trembu, kush bërtiti? Kisha një ndjesi, doja që qeshja me të madhe. Ishte një realizim shumë i mirë. Do doja të përgëzoja që ke bërë si brenda e si jashtë.
Aktori: S’kam dashur as të tallem dhe ta kaloj në fyese. Në momentin e parë që tu afrova jam ngritur, u ndjeva keq. Kur të pashë buzëqeshjen… “Zhduku” është fjala më e përdorur. Jam kurioz, u fol pasi dola unë?
Vserlo: U fol pafund.
Në një moment aktori i kthehet Vserlo me të qeshura: Shyqyr që dole se u lodha duke të të imituar.
