Agravon situata/ Gjesti-Eglit: Bëhu me produksionin e më njollosni

Një përplasje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Gjestit.

E gjitha nisi pasi dyshja në fjalë po debatonin rreth marrëdhënies së tyre e cila me rikthimin e Eglit në shtëpi, ka marrë një tjetër rrjedhë.

Kjo e fundit i është shprehur banorit se nuk do e ulë më veten në lidhje me marrëdhënien ndaj tij.

Por mesa duket Gjesti e ka keqkuptuar të gjithën dhe ka nisur t’i flasë me tone të larta.

Në një moment ai i është drejtuar banores: Si ti si produksioni njëjtë. E dyta herë që po publikon videot që nuk i di unë. DIlni vetë keq jashtë e këtu vini më gjuni mua. Ti i ke pasur fajet. Ik mere produksionin dhe më njollosni.