Pas rekordeve të shikueshmërisë në episodet e tjera/ Rikthehet seriali 'Tulsa King' me Sylvester Stallone: Do të zgjidhen çështje të lëna pezull
Seriali "Tulsa King" me Sylvester Stallone do të rikthehet për një sezon të tretë, ka konfirmuar Paramount+. Xhirimet për episodet e reja të dramës policore të Taylor Sheridan kanë nisur tashmë në Atlanta dhe Oklahoma, ndërsa kastigu u zhvillua disa muaj më parë. Stallone, i cili bëri debutimin e tij televiziv në vitin 2022, nënshkroi një marrëveshje të re nëntorin e kaluar për të vazhduar në serial edhe për dy sezone të tjera.
Dave Erickson, i njohur nga 'Mayor of Kingstown', do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv dhe drejtues i shfaqjes në sezonin e ri pas një kontrate me MTV Entertainment Studios. Kasti përfshin gjithashtu Jay Will, Andrea Savage, Martin Starr, Annabella Sciorra dhe Frank Grillo, ndër të tjera.
"Nuk mund t'ju them asgjë nga ajo që kam lexuar, por jam i emocionuar", tha së fundmi për Collider Martin Starr, i cili tashmë ka lexuar dy episodet e para.
“Ky cikël do të jetë shumë argëtues. Do të ketë shumë veprime, ndërsa do të ketë disa çështje pezull që mund të zgjidhen ose jo”, shtoi ai.
Vihet re se premiera e sezonit 2 të "Tulsa King" shtatorin e kaluar vendosi një rekord shikueshmërie për Paramount+ me 21.1 milionë shikues në mbarë botën.
