Jeta virtuale, shkak për divorc? Avokatja: Fenomeni është gjithnjë e në rritje, arsyet nisin nga...
“Jeta virtuale a është shkak për divorc”? - Ishte kjo tema e diskutimit në studion e lajmeve në “Ora Neës” ku të ftuara ishin avokatja Estela Lalzi dhe sociologia Eva Sinanaj.
Avokatja Lalzi u shpreh se fenomeni i divorceve vitet e fundit është në rritje në Shqipëri.
“Fenomeni i divorceve vitet e fundit ka pasur gjithmonë një tendencë në rritje.
Si rastet e kërkesave për zgjidhjen e martesës dhe vendimet nga gjykata për të tilla raste janë në rritje.
Arsyet janë ekonomike, aktorët socialë si emigrimi, ku për këtë ka pasur një ndalim, por është rikthyer së fundmi.
Rrjetet sociale ndikojnë shumë në këto raste, pasi duke na treguar një jetë të bukur në rrjete ti shkon e kërkon në familje të njëjtën gjë që ndodh në rrjetet sociale”, u shpreh avokatja.
NDIQNI DISKUTIMIN E PLOTË PËR ÇËSHTJEN E DIVORCEVE

