ROBOTI “POSTIER”! “Milo” me 4 këmbë “fuqizohet” me Inteligjencë Artificiale

Robotët gjithmonë e më shumë po paraqiten si alternativë për të zëvendësuar njeriun në procese pune.  Shembulli i fundit është një robot i bazuar në inteligjencën artificiale që mund të përdoret si postier.

Në gjeneratën që po vjen ndoshta termi postier nuk do ti referohet më një njeriu por një roboti.

Quhet Milo dhe është krijuar nga një kompani zvicerane për të transportuar pako nga një kamion dërgesash në derën e klientit, duke lehtësuar barrën e shoferëve.

Ky është krijimi më i ri dhe më inovativ me katër kembë dhe një levë që kryen funksionin e dorës.

Roboti përdor Inteligjencën Artficiale për të realizuar të gjitha veprimet e nevojshme për të cilat është ndërtuar.

Robotët e dorëzimit si Milo janë të pajisur me teknologji të avancuara si sensorë, kamera, GPS.

Ata mund të shmangin pengesat për të siguruar dërgesa të sigurta dhe efikase.

Idetë e krijimit të një roboti të tillë nisën gjatë periudhës së pandemisë.

Studiuesit krijuan në atë kohë një algoritëm kontrolli që lejon robotët katërkëmbësh të përshtaten me të panjohurat në mjedisin e tyre.

Këta robotë mund të përdoren gjithashtu në kushte që janë shumë të rrezikshme ose të vështira për për njerëzit, për shembull në një zjarr ose një fatkeqësi natyrore ku duhet të dorëzohen pajisjet ose komponentët e urgjencës.

ROBOTI “POSTIER”! “Milo” me 4 këmbë