Xheneta e nxjerr me FOTO partnerin e saj të vërtetë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 21:31
Sot gjatë ditës në rrjet u përfol mbi lidhjen e re të Xhenetës.
Portalet aluduan se partneri i saj është një person me pseudonimin ‘Bisha’.
Vërtetësinë e raportimeve e mohoi vetë finalistja e BBVK3 duke thënë se tani e tutje, për lajme të pasakta, do të përfundojë duke paditur mediat në gjykatë.
E duket se një zhvillim i tillë e ka përshpjetuar njoftimin me partnerin e saj të vërtetë.
Ajo ka ndarë një foto me të sonte në InstaStory nga pushimet në Dubai, duke e shoqëruar postimin me këngën emblem të çifteve “All of me” nga John Legend.

