FOTO/ “Ti je ditët e mia me diell”- Princ Leka mesazh urimi Blerta Celibashit për datëlindje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 22:22
Dikur fotografe e çiftit princëror, sot partnerja e Princ Lekës, Blerta Celibashi feston 27-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar as urimi i të dashurit të zemrës
"Ti je ditët e mia me diell", ky ka qenë urimi i Princit. Këtë mesazh Princi kishte zgjedhur ta tregonte ndryshe përmes një mbishkrimi në tortën me 27 qirinjtë e festës.
Mosha është pikërisht edhe një nga temat që është diskutuar kur u zbulua lidhja e saj me Princin, pasi dyshja ka 16 vite diferencë.
Qëkur doli në skenë historia e saj me Lekën, Blerta ka zgjedhur që të heshtë, duke preferuar të mos japë detaje rreth kësaj lidhjeje aq shumë të mediatizuar. Që nga divorci i Lekës në fund të prillit, çifti nuk fshihet më.

