Alkida Llakaj emërohet drejtoreshë e Metrologjisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Alkida Llakaj do të drejtojë Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.

Në një postim në rrjete sociale, Gonxhja tha se “tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida Llakaj sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “Llakaj është diplomuar në State University of New York dhe Universitetin e Tiranës, një MSc në Politika dhe Qeverisje në Europë, si dhe studime të avancuara doktorale, Alkida Llakaj vjen në këtë detyrë me një vizion të qartë për forcimin e standardeve metrologjike dhe rritjen e transparencës institucionale”.