Oriana Fallaci për vdekjen e nënës në “Kuptimi i jetës”, dhe... zemra që ndalon për të vijuar trokitjen në kraharorin e përjetësisë
Humbja e nënës është shkulm që s’e përballon asnjë stoicizëm, tronditje që nuk e zbut asnjë filozofi, zbrazëti që nuk e mbush asnjë kohë.
Është një rrudhje e qenies në përballje me të pashmangshmen, një ndalim i përkohshëm i frymëmarrjes përpara të panjohurës.
Sepse nuk është vetëm ndarja me një qenie të dashur, por rrënjimi i vetëdijes se një pjesë e qenies sonë, një copë nga vetvetja, shndërrohet në hije, duke e shtyrë përpara portën e amshimit.
Oriana Fallaci, me fjalën e saj të rrënuar dhe të patundur njëkohësisht, na e dëshmon këtë çast fundor si përballje me vetveten—me dhimbjen, me pranimin, me atë ndjesi të trishtë se jeta është një qark që mbyllet, ndërsa zemra që dikur rrihte për ne, ndalon për t’u shkrirë në përjetësi.
Dhe ne mbesim, të gjymtuar, të vetëdijshëm se me nënën na ikën edhe një pjesë e pavdekësisë sonë.
"Vdekja e nënës nuk është e krahasueshme me vdekjen e njeriut që ke dashur: është vdekja e vdekjes sate.
Sepse është vdekja e krijesës që të ka ngjizur, të ka bartur brenda në barkun e saj, të ka dhënë jetë nga limfa e trupit të saj. Dhe mishi yt është mishi i saj, gjaku yt është gjaku i saj, trupi yt është një zgjatim i trupit të saj.
Në momentin kur ajo vdes, një pjesë e trupit tënd ka qenë e nevojshme për t'u ndarë fizikisht apo për të vdekur, ose për ta shtyrë atë vdekja, e cila ishte një ndjesi paraprake e vdekjes tënde.
Kështu që unë e mbajta veten zgjuar. Po e mbajta zgjuar duke folur. I thashë asaj që nuk i kisha thënë kurrë dhe nuk do t'i tregoja askujt, plagët e mia, keqardhjet e mia, dyshimet e mia, një barrë e çmuar, por meqenëse ishte vetë jeta, i thashë asaj se, pavarësisht nga ato plagë dhe aq të lumtura, isha e lumtur për të, gjunjët që më kanë mbajtur, atë që më ka lindur”... që shuhet, duke fikuar diçka nga ty.
Duke marrë në përjetësi pjesë të përkohshmërisë që nëna la, tek unë që nuk u bëra dot nënë, për ta vazhduar zgjatimin e atij përjetimi, për t'u hedhur në gjunjë prej asaj dhimbje, që tregoi gjithë artin e qëndresës së zemrës që thyhet, për t'u ribashkuar copë nga një copë në aktin e trokitjes, shkulmimit të jetës.


