Agim Baçi: Agjërimi na edukon mos të jetojmë me urrejtje! Ja libri që ka ndikuar tek unë!

Publicisti, kritiku letrar, gazetari por edhe analisti Agim Baçi këtë të shtunë ishte i ftuari special në emisionin “Kjo është koha” në “Ora News”, tashmë në një tjetër rol, atë të besimtarit.

Në një bisedë të rrjedhshme Baçi foli mbi besimin islam dhe kulturën e Islamit në Shqipëri.

Duke u ndalur tek Muaji i Shtenjtë i Ramazanit, Baçi theksoi se agjërimi na edukon mos të jetojmë me urrejtje.

“Agjërimi nxit solidaritetin dhe ruajtjet e dinjitetit njerëzor”, shtoi më tej Agim Baçi.

Ndër të tjera, teksa biseda u fokusua tek familja, Baçi nënvizoi se prindërit tashmë duhet t’u flasin të vegjëlve të tyre edhe për rëndësinë e trashëgimisë familjare.

“Duhet t’u flasim fëmijëve për gjyshërit, të lidhim brezat”, tha Baçi.

Ndër të tjera, Baçi zbuloi se agjërimin e tij të parë ai e ka praktikuar që në vitin 1997, ndërsa për dëshira për besimin islam ka qenë më e hershme.

Po ashtu, ai foli edhe për librin e parë që ndikoi tek ai sa i përket kulturës islame ku zbuloi se: “Libri që ka ndikuar më shumë tek unë dhe vazhdoj ta rilexoj është “Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit”, i Alija Izetbegoviçit. Një libër brilant”, u shpreh ndër të tjera publicisti.

Në përfundim të intervistës, Agim Baçi u shpreh se Ramazani është moment reflektimi për të rregulluar marrëdhëniet tona me të tjerët.