Të rinjtë në vendimarrje/ Pa mundësi për pjesëmarrje, po detyrohen të kërkojnë mundësi jashtë
Qëndresa Qytetare dhe partnere nga rajoni kanë prezantuar studimin mbi situatën e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.
Të dhënat nga studimi tregonin se shumica e rinisë në rajon nuk ndihen të përfshirë në politikat që i prekin drejtpërdrejt, duke i cuar ato në humbje të mundësive për të kontribuar në përmirësimin e kushteve në vendin e tyre.
Të rinjtë në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit përballen me probleme të shumta që nga papunësia, emigracioni por dhe mospërfshirja e tyre në politikat vendimmarrëse.
Ky eshte konluzioni i disa organizatave civile në vend edhe rajon.
Migen Qeraxhiu nga Qëndresa Qytetare thotë se të rinjtë po lihen pas dore dhe se nuk u është krijuar mundësisa që të përfshihen në vendimmarrje duke i detyruar që të kërkojnë mundësi më të mira jashtë..
‘’Ajo që është e rëndësishme të theksohet në këto momente është që të rinjtë duhet të merren seriozisht. Të rinjtë mundet që të transformojnë jetën politike shoqërore të një vendi dhe sa më shumë të neglizhuar të jenë ata aq më i madh do jetë reagimi në një moment të caktuar ashtu siç po vinë shembuj nga i gjithë rajoni''.
Rron Gjinovci drejtori ekzekutiv ORCA Kosove thekson se një pjesëmarrje më e madhe e të rinjve në politikë është e domosdoshme për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të drejtë për rajonin.
‘’Kam përshtypjen se institucionet, qeveritë e kuptojnë përfshirjen e të rinjve si një pjesëmarrje formale në ato momente kur hartohen dokumentet ose kur bëhen diskutime publike por nuk ekziston një qasje origjinale dhe e sinqertë e qeverive në përfshirjen e të rinjve në proceset e vendimarrjes’’.
Ajo që kërkohet, është një angazhim i fortë për t’i dhënë mundësi të rinjve të kenë një rol më të madh në përcaktimin e politikave që ndikojnë në të ardhmen e tyre .
