Seanca e fundit plenare, Baçi: 4-vjeçar turpi, parlament me ligje me porosi
Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se ky 4 vjeçar i parlamentit do mbahet mend si një 4 vjeçar turpi.
Baçi: Mendoj se ky ka qenë një ndër parlamentet ky 4 vjeçar shumë i veçantë.
I veçantë në mënyrën se si ka zhvilluar gjithë aktivitetin e tij.
Një parlament që ka prodhuar ligje me urdhër kryeministri dhe ligje vetëm për oligarkët.
Ka qenë një parlament që ka qenë i uzurpuar në 100% nga fuqia e kryeministrit duke shfrytëzuar patjetër edhe fragmentizimin e opozitës, luftën që i është bërë opozitës në këtë 4 vjeçar.
Ka qenë e paprecedentë goditja që i është bërë PD.
Ky është një parlament që do të mbahet mend gjatë si një 4 vjeçar turpi për parlamentarizmin shqiptar.
E ka të pamundur marrjen e mandatit të katërt.
I ka mundësitë zero.
Qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjësuar.
