FOTO/ Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 13:41
Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin ideal të javës në Serie A.
Përfaqësuesi kosovar kishte meritë që Napoli mori një pikë ndaj Venezias në xhiron e 29-të të kampionatit italian.
Ndeshja përfundoi barazim 0-0, ndërsa faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, WhoScored” e përfshiu atë në ekipin e javës në Itali, duke e vlerësuar me notën 7.8.
Përfaqësuesi kosovar luajti 77 minuta dhe u zëvendësua me Juan Jesus.
Napoli aktualisht gjendet në vendin e dytë në tabelë me 61 pikë, tri më pak se Interi kryesues.
Rrahmani me shokë do të mundohen deri në fund që ta fitojnë titullin e kampionit në Itali.

