Gazetarja nga Beogradi: Protestë madhështore, 107 mijë persona në shesh, Vuçiç nuk do revolucion me ngjyra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 16:26
Përmes një interviste në Ora News, gazetarja Ardita Behluli tha se protesta e studentëve në Beograd do të mbetet në histori sepse është një tubim shumë masiv.
Ardita Behluli: Protesta e studentëve në Beograd do të mbetet në histori sepse është një tubim shumë masiv. Dje kanë marrë shumë persona në protestë në mbështetje të të rinjve. Sipas bazës zyrtare që është dhënë kanë qenë më shumë se 107 mijë persona në shesh.
Deri më tani janë arrestuar 22 perona me justifikimin se kanë prishur qetësinë publike. Ndërkohë presidenti Vuçiç doli mbrëmë dhe tha se qeveria e ka kuptuar mesazhin e protestës dhe duhet të ndryshojë diçka, por shtoi se nuk do që në Serbi të ketë një revolucion me ngjyra.
