Shkopi: Klubi i natës në Maqedoninë e Veriut pa licencë, u lejuan persona në moshë brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 16:17
Përmes një interviste në Ora News, gazetarja Evi Shkopi tha se deri më tani janë 59 viktima nga zjarri në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut.
Shkopi: Në orën 3 të mëngjesit ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Në një klub nate shpërtheu një zjarr shumë i fuqishëm dhe numri i viktimave ka shkuar në 59 dhe shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mosha e personave të pranishëm në këtë klub nate ku mendohet se kanë qenë 1500 persona lëviz nga 14 deri në 30 vjeç. Kjo tregon edhe shkeljen e ligjit ku janë lejuar njerëz me moshë të vogël. Ky klub nate duket i improvizuar dhe funksiononte me licencë të skaduar.