Ndalohet pas një inspektimi rutinë, arrestohet shtetasi shqiptar, ja çfarë i gjetën në dorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 10:15
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore. Rasti ka ndodhur në autostradën "Ibrahim Rugova".
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, një mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar pas një inspektimi rutinë.
Pas gjetjes së armëve, ai është arrestuar dhe njëkohësisht është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Autoritetet kanë hapur hetime për këtë rast dhe do të vazhdojnë procedurat ligjore.
