Dokumentari që zbërthen periudhën e komunizmit/ Gjoka: Nuk duhet ta harrojmë të shkuarën. Drama përcillet brez pas brezi
E ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News" ishte gazetarja Blerina Gjoka, autore, së bashku me një grup gazetarësh, e dokumentarit "Për hir të dashurisë", i cili zbërthen periudhën e komunizmit.
"Kjo çështje ka të bëj me memorien. Ne nuk duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur që të mos të lejojmë që ajo të përsëritet.
Periudha e diktaturës komuniste pothuajse është harruar sepse bëhet shumë pak për memorien.
Fondacioni "Kujtohu" po përpiqemi që të krijojmë një 'database' të dhënash për gjithë viktimat e komunizmit, për gjithë ngjarjet që kanë shënuar këtë periudhë , të bëjmë aktivitete, dokumentarë dhe investigime për çështje që janë sot e kësaj dite aktuale. Pra, është një dramë që përjetohet nga ata që e vuajtën drejpërdrejtë, nga fëmijët e tyre dhe nipërit. Drama përcillet brez pas brezi", u shpreh Gjoka.