Bushkolaj: Diaspora shqiptare në Greqi anon me shumë majtas, ajo ne Itali me shumë djathtas

Në “Drejt” nga Luan Rama, Elkier Bushkolaj, gazetar tha se sipas të dhënave diaspora e Greqisë më shumë voton për të majtën ndërsa ajo italiane më shumë për të djathtën.

Bushkolaj: Sipas të dhënave, përgjithësisht vota e diasporës sidomos ajo e Greqisë e shoh si të anuar majtas, sepse i gjithë komuniteti atje vijnë nga zona jugore dhe ka shumë pak nga komuniteti i veriut. Vota e Italisë është shumë e balancuar sepse ka shumë prurje nga Shkodra dhe veriu dhe është një votë që përgjithësisht shkon nga e djathta. Ndërkohë diaspora e re që është në Francë, në Gjermani që kanë ikur pas vitit 2013 anon nga opozita.